Pas kualifikimit në Botëror, futbollistët serbë festojnë me mesazhe politiko-nacionaliste

Përfaqësuesja e Serbisë në futboll arriti të siguronte kualifikimin në Botërorin “Katari 2022”, pasi mposhti Portugalinë në minutat e fundit.

Kjo bëri që të kishte festë nga futbollistët serbë në Lisbonë. Por festa nuk ishte vetëm brenda kornizave sportive.

Pas ndeshjes, tre futbollistë serbë pozuan me mesazhe politiko-nacionaliste, duke ngritur tre gishtat. Përveç kësaj, ata kishin veshur një fanellë që përmbante mesazhe nacionaliste, dhe ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije (Mal të Zi)”, ishte mbishkrimi në fanellat e tre futbollistëve serbë që pozuan duke i ngritur lart tre gishta pas fitores 2:1 kundër Portugalisë në Lisbonë.

Meqë sipas rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, mesazhet politike apo nacionaliste janë të ndaluara, pritet që të merren masa ndaj futbollistëve serbë që nxitën reagime të shumta në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani për mediat irlandeze: Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin ndaj shqiptarëve

Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e…

Putini “nuk do të jetojë për të parë vitin 2024”, thotë zyrtari i vetëm që votoi kundër aneksimit të Krimesë – parashikon se nga kush do të vritet presidenti rus

Ilya Ponomarev, figura e opozitës ruse në mërgim, i cili ishte i…

Aeroporti i Kukësit, fluturimi i parë më 18 Prill

Inaugurohet me një linjë direkte nga Londra Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat…

Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel

Prishtina dhe Beogradi konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e Brukselit, ku…

Fazliu: Ligji anti-mafia ndihmon sistemin e drejtësisë në konfiskim të pasurisë

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu e ka mirëpritur…