Një ceremoni mortore e zhvilluar më 6 prill në Pejë, ka ndikuar që të përhapet koronavirusi në këtë komunë. Deri tani, 36 persona që kanë marrë pjesë në varrim e të pame kanë dal pozitivë për COVID-19. Në mesin e të infektuarve është edhe një 2-vjeçar. Testimet në këtë komunë do të vazhdojnë edhe sot, derisa institucionet shëndetësore po gjurmojnë kontaktet e të gjithë personave që kanë qenë pjesëmarrës në këtë ceremoni, raporton Express.

26 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar mbrëmë në Komunën e Pejës. Shumica e të infektuarve janë nga fshati Katund i ri dhe janë infektuar në një ceremoni mortore që ishte zhvilluar javën e parë të muajit prill.

Si pasojë e pjesëmarrjes në këtë ceremoni, deri tani janë infektuar 36 persona.

“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar mbrëmë IKSHP’ja.

Detaje rreth këtyre rasteve dhe gjendjes së të infektuarve në Pejë ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci.

Loci i ka thënë Gazetës Express se janë duke punuar që t’i gjejnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në të pame dhe varrim. Por, problem sipas tij mbetet mosbashkëpunimi i familjarëve.

‘Që të gjithë janë raste kontakti, shkaku që kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore më 6 prill. Kurgjë nuk është problem numri i atyre që kanë marrë pjesë në varrim, sa i atyre që kanë marrë pjesë në të pame. Jemi tu u mundu me i gjet të gjithë ata që kanë qenë, por edhe pak problem se familjarët s’po tregojnë”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar se në mesin e të infektuarve është edhe një 2-vjeçar. Gjendja e të infektuarve thotë se është stabile, derisa ka treguar se edhe sot do të ketë testime në këtë komunë.

“Mosha më e re e prekur është një 2-vjeçar, derisa personi më i vjetër i prekur është rreth 80-vjeçar. Gjendja e të infektuarve është stabile. Prej 47 rasteve pozitive, një ka vdekur, tre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së, derisa tjerët janë duke u trajtuar në vetëizolim. Gjendja e tyre është stabile dhe pa simptoma”, ka thënë Loci për Express.

I pari i Shëndetësisë ka bërë me dije se edhe sot do të vazhdojnë testimet në komunë, por se ende nuk dihet numri i saktë i atyre që do të testohen, meqenëse janë duke e krijuar listën.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 39 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Me këtë shifër, numri i të gjithë të infektuarve shkon në 669 raste. Deri tani janë shëruar 159 të infektuar, derisa 19 të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

“Sot më 23 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste’, ka njoftuar Instituti.

Rastet e konfirmuara mbrëmë janë raste kontakti nga Peja, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Istogu dhe Zveçani.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKShP’së.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill. /Gazeta Express

https://m.facebook.com/IKSHPK/posts/2690631964398124

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…