Deklarata e diplomatit kinez u komentua edhe nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Ai thotë se Lu Shaye po përsëriste propagandën e shtetit të Rusisë për Ukrainën, raporton skynews.

“Ne presim reagimin zyrtar të Pekinit. Është qëndrimi i Kinës apo mendimi i ambasadorit?”, pyeti ai.

I pyetur nëse Krimea është pjesë e Ukrainës apo jo, ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye i tha televizionit francez të premten se “Krimea ishte pjesë e Rusisë dhe se ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ia dhuroi shtetit ukrainas”.

“Vendet e ish-BRSS nuk kanë status real në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran”, shtoi Shaye.

Ndryshe, deklaratën e diplomatit kinez e kanë dënuar një numër shtetesh duke përfshirë edhe Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zjarri kaplon shtëpinë në Tetovë, humb jetën një e moshuar

Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të…

ASh-AAA i dërgon prokurorisë hulumtimin e IRL për “Titanikun” në Çair

Aleanca për Shqiptarët deri tek Prokuroria Themelore Shkup, ka dorëzuar video materialin…

Kurti: Vuçiqi mbrëmë e shkeli nenin 4 të propozimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër…

Ambasadorja ukrainase në SHBA e quan Putinin kriminel lufte: Do jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, e…

Në RMV shkelen të drejtat e punëtorëve! 80 mijë ankesa për rroga dhe shtesa të papaguara, largime nga puna

80 mijë ankesa për shkeljen e të drejtave të punëtorëve kanë arritur…