Pas bllokimit të rrugëve në veri të vendit, si pasojë e arrestimit të një ish-polici serb si i dyshuar për veprën penale “sulm terrorist” ndaj KKZ-së në veri, janë mbyllur edhe dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinja e Bërnjaku.

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, policia njoftoi se edhe pika kufitare në Jarinje është mbyllur si pasojë e bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë.

Meqë tani dy pikëkalimet kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim, polica ka ftuar qytetarët që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia kërcënon Lituaninë dhe BE-në për bllokadën e mallrave drejt enklavës ruse, Kaliningrad

Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë “masa…

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është kthyer në Kosovë

I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati…

Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Krerët e shtetit firmosin për statusin e vendit kandidat Ditë historike e…

Tre ambasadorë do të shkojnë në Elbasan, ja me kë do të takohen

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq…

Bastisje në Prilep, policia gjen armë dhe municione

Sot (07.09.2022) në ora 08:30, në fshatin Debreshtë, rajoni i Prilepit, zyrtarë…