Një varr masiv shtesë është vendosur pranë Mariupolit, sipas këshilltarit të kryebashkiakut, Petro Andryushchenko.
Ai tha se ata në qytetin jugor të rrethuar ishin informuar për një varrim masiv të banorëve të Mariupolit, të vrarë në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Andryushchenko tha se ndodhet në rrethin Livoberezhnyy, pranë varrezave të fshatit Vynohradne.
“Kjo dëshmon edhe një herë se pushtuesit po mbledhin dhe varrosin ose djegin banorët e vdekur të Mariupolit në çdo lagje të qytetit.”
Dje, imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies përshkruanin rritjen e ndjeshme të një varreze në Manhush, afër Mariupolit.
Po ashtu mbi 200 varrime të reja u panë midis mesit të marsit dhe mesit të prillit.