Nuk ka konsensus në koalicionin qeverisë rreth rekomandimeve të miratuara të Komisionit të përzier historik për librat dhe kremtimin e përbashkët të figurave historike me Bullgarinë. Nga partia e Pavle Trajanovit, ngjashëm sikurse opozita, akuzuan se po hapet një proces i bullgarizimit të Maqedonisë. Sipas Lidhjes Demokratike, duhet të shihen rreziqet nga pranimi i rekomandimeve të historianëve.

“Vendimet e këtilla nuk çojnë drejt normalizimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit mes dy popujve dhe shteteve, që është interesi jonë i përbashkët. Përkundrazi, ato do ta thellojnë mosbesimin në tërë këtë proces dhe do të hapen shumë pika tjera të ndjeshme në planin e brendshëm. Ndryshe, vetëm bartës të posteve politike dhe shtetërore, pa vetëdije kombëtare dhe integritet si dhe me synime lukrative, mund të mos mbajnë llogari për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Por, LSDM dhe VMRO Popullore e Lubço Georgievskit përshëndetën vendimin e historianëve.

“Rekomandimet e miratuara për tekstet shkollore në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë. Rekomandimet janë miratuar nga një komision ekspertësh dhe i pavarur, pa asnjë ndikim politik dhe nuk prekin fare çështjet identitare”, deklaroi Daniela Nikolova – Deputete e LSDM-së.

“Në marrëveshjen e përbashkët prezantohen shumë fakte të njohura për mbarë botën dhe bizantologjinë ballkanike dhe studimet mesjetare dhe ata që pyesin me zë të lartë duhet të pyesin veten, jo për faktet, por për faktin se dikush i ka manipuluar dhe i ka mësuar me të dhëna të rreme. Pyetja është nëse dikush dëshiron të përballet me faktet apo të jetojë në gënjeshtra”, theksojnë nga VMRO – Partia Popullore.

Partitë opozitare nga blloku maqedonas akuzuan më parë qeverinë për tradhti kombëtare. Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria hoqi dorë nga gjithçka maqedonase, duke pranuar se Car Samili ka qenë perandor bullgar. Nga ana tjetër, nga E majta akuzuan se Komisioni i Përzier Historik është – siç thonë ata, dorë e zgjatur i regjimit në pushtet. Ndryshe, në mesin e marrëveshjes është se mbretëria e Car Samoilit, sipas shumicës së shkencës historike bashkëkohore, ka qenë bullgare dhe ndodhej në territorin e Maqedonisë. Shkupi duhet të ndryshojë disa harta nga periudha antike në tekstet shkollore, ndërsa institucionet bullgare të korrigjojnë disa mësime ku shkruan për trojet bullgare./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bugajski: Vuçiq dikur propagandist i Millosheviqit tani i Putinit, minimi i rolit të tij eliminon ndikimin rus në Ballkan

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski duke ia kujtuar presidentit…

Gjermania përballet me mungesën e punëtorëve të kualifikuar

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve të…

Haradinaj: Kosova s’mund të jetë pjesë e “Mini-Shengenit” pa njohjen e Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me iniciativën rajonale “Mini-Shengen”…

Bora e madhe shkakton kërdi në Japoni

Bora e madhe që ra të mërkurën në Japoni rëndoi trafikun, anuloi…

Tërhiqet ambasadori maqedonas nga Tokio, u akuzua për ngacmim seksual

Goran Çekov, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio, është tërhequr nga…