Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e tij të sigurisë lidhur me koronavirusin e ri pas pushimit të verës, nën dritën e rritjes së infeksioneve në vend.

Në një komunikim të brendshëm, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble rekomandoi urgjentisht mbajtjen e një maske në të gjitha ndërtesat e parlamentit nga e hëna.

“Ky rekomandim urgjent vlen për të gjithë personat dhe të gjitha zonat e lëvizjes, siç janë korridoret dhe vendkalimet e shkallëve, mjediset e pushimit, dhomat e larjes, zonat e ngrënies (me përjashtim të personave në tryezë) dhe bibliotekën, por edhe për sallat e bordeve dhe të mbledhjeve”, shkruhet në rekomandimin e brendshëm.

“Në sallën plenare, në sallat e konferencave dhe sallat të mbledhjeve, si edhe në zyra, veçanërisht në të tuajat, maska mund të hiqet, nëse keni zënë një vend në distancën e kërkuar prej të paktën 1,5 metra dhe është i garantuar ajrimi i mirë”, vazhdohet në rekomandim.

Njoftimi i brendshëm u drejtohet kryesisht rreth 3 100 punonjësve të administratës së Bundestagut dhe pothuajse 2 800 deputetëve në Berlin. /ATSH-DPA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

DW: BE lë ende në tension Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor…

Rekord i zi i vdekjeve nga COVID-19 në Rusi

Rusia sot raportoi 799 vdekje të lidhura me Covid-19, një rekord që…

Ministria e Shëndetësisë: Mediat të përdorin vetëm informacionet zyrtare prej institucioneve relevante për gjendjen me koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se për gjendjen me koronavirusin i…

Zelensky: Nuk do të ketë më negociata nëse Rusia organizon “pseudo referendume” në rajonet e pushtuara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se nëse ukrainasit në qytetin…

Qytetarët rendisin gjyqësorin si sektorin më të korruptuar në Maqedoninë e V.

Të dhënat e Barometrit Ballkanik, të realizuar nga Këshilli për Bashkëpunimit Rajonal,…