Deuptetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar sot rezolutën ku për herë të parë i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke.

Përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) në rezolutën që u miratua sot është vendosur si një nga kushtet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane.

Raporti i raportuesit për Serbinë Vladimir Bilçik për Serbinë u mbështet nga 523 deputetë të Parlamentit Evropian, 78 ishin kundër dhe 34 abstenuan.
Rezoluta për Serbinë shpreh përkrahjen e Parlamentit Evropian për “anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE”, por gjithashtu kujton se një perspektivë e besueshme e zgjerimit kërkon angazhim në reformat e nevojshme dhe respektimin e standardeve dhe vlerave evropiane.

Në raportin e këtij viti për Serbinë, PE ka përfshirë edhe harmonizimin me sanksionet kundër Rusisë si një element kyç që duhet të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Borisov uroi Zaevin për rizgjedhjen e tij si Kryeministër

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ia ka uruar Zoran Zaevit fitoren zgjedhore dhe…

Arrijnë në Shkup dy aeroplanët me trupat e viktimave të aksidentit në Bullgari

Dy aeroplanët që bartin trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari…

MBP flet për të dyshaurit për terrorizëm, familjarët mohojnë, ankohen për dhunë e terror nga policia

Policia doli me detaje mbi arrestimet e djeshme nëpër Kumanovë dhe Shkup.…

“Shqipëria do të bllokohet nëse nuk paguan”, Becchetti: Qeveria Rama më detyrohet 150 milionë euro

Biznesmeni italian Francesco Becchetti thyen heshtjen dhe flet për here të parë…

Zelenskiy shkarkon sekretarin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Sigurisë…