Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më tej presionin ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Qeveria tha se kishte paraqitur një sërë ndryshimesh në projektligjin për krimin ekonomik “për të goditur elitat e korruptuara dhe për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit”.

Deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet në Parlament, shkruan skynews.

Ndryshimet do të lejojnë Mbretërinë e Bashkuar të zbatojë “sanksione edhe më të forta dhe më të shpejta dhe do të na lejojnë të rreshtohemi më lehtë me aleatët tanë”.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vendosur atë që ajo e quan “paketa më e madhe e sanksioneve në histori” ndaj Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Kjo përfshinte një ngrirje të plotë të aseteve dhe ndalim udhëtimi të vendosur kundër oligarkëve Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov, të cilët kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur gjithashtu sanksione kundër Putinit, ministrit të jashtëm, Sergey Lavrov dhe më shumë se 300 individëve në Rusi dhe Bjellorusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kreu i Kuvendit çek në mes të Beogradit: Mos prisni ta tërheqim njohjen për Kosovën

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Çeki, Radek Vondraçek, ka thënë se…

Sanksionet ndaj Rusisë mund të hiqen nëse pushtimi përfundon, thotë Truss

Sanksionet kundër oligarkëve, bankave dhe bizneseve ruse mund të hiqen nëse Rusia…

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg uron Kurtin, thotë se do ta ndjekin nga afër dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga…

Kjo është mënyra e moderuar që Gjermania po provon për të dalë nga kufizimet

Shumë lande federale po krijojnë fakte para diskutimit të radhës në Berlin…

Diskriminohen nxënësit shqiptarë

Kumanovë: Kërkohet paralelet shqiptare të mësojnē në kabinete moderne si ato maqedonase…