Patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë, mbrëmë rreth orës 23:40, gjatë vëzhgimit të terrenit ka vërejtur disa lëvizje të dyshimta të disa personave nga pjesa malore që vjen nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kryesisht nga pjesa e “Folesë së Shqiponjës”.

Gjatë vëzhgimit, janë vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, zbrisnin në drejtim të autostradës ku po i priste një veturë TAXI me targa vendore.

Bëhet fjalë për pesë persona meshkuj, shtetas nga Bangladeshi, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe qëllim kishin emigrimin në shtetet të perëndimit.

Policia ka arritur ta ndalojë këtë transport, ka intervistuar drejtuesin e automjetit, të dyshuarin mashkull kosovar, 35 vjeçar, i cili deklaron se kishte qëllim që pesë emigrantët t’i dërgonte deri në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti, me aktvendim nga prokurori i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse emigrantët dërgohen në Qendrën e Azilit, ndaj të cilëve do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Studimi konfirmoi se ilaçet e bazuara në antitrupa mund të mbrojnë kundër coronavirusit

Rezultatet e një studimi klinik tregojnë se një koktej monoklonal i antitrupave…

Sot pritet kthimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Londra

Me çarter fluturim Londër-Shkup të organizuar nga Qeveria sot pasdite në vend…

Karakaçanov: Më shumë maqedonas ka në Bullgari se në Maqedoni, shqiptarët janë popull shtetformues

Zv.kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov, në një intervistë për “Kjo është Bullgaria”, ka…

Fitorja e Biden, Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë e Trump

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur…

Kolonët hebrenj që erdhën në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds u larguan me ardhjen e palestinezëve

Sipas informacionit të marrë nga AA në rajon, nga altoparlantët e një…