Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit! Edi Rama adhuron Goran Bregoviqin, jo më kot! Ose, sepse, këtë ia kërkon kodi gjenetik i tij, ose, sepse me Bregoviqin më së miri i përgjigjet Kosovarëve, të cilët më shumë e duan Bregoviqin se sa vetë Edi Ramën

Shkruan Ilir R. Topi

Viteve 2010, pak para vdekjes, Edi Rama në një takim miqësor, e patë pyetur Arbën Xhaferin nëse ndonjëherë do t’ia organizonte ndonjë pritje popullore siç ia organizoi Sali Berishës në Tetovë! Arbër Xhaferi, siç e kishte falur Zoti, iu përgjigj: Sali Berishës askush nuk i organizon pritje! Vetë populli organizohet për ta pritur Sali Berishën, sepse ky tashmë ka krijuar popull mik!
Plotë urti dhe shenjtëri në këtë konstatim të të madhit Arbën Xhaferi! Ç’miqësi ka lidhur Edi Rama me popullin shqiptar, sidomos jasht kufijve të Shtetit amë? Sali Berisha, edhe kur fshehurazi bënte ndonjë dill me serbët, ai nuk shkonte deri në atë masë sa ta dëmojë apo edhe ta zhgënjejë popullin e Kosovës. Sakaq tërhiqej dhe shndërrohej në kulçedër kundër opozitës e cila përpiqej që ta hidhëronte me kosovarët!
Po Edi Rama, cilën strategji e ndjek? Është një ndër kryeministrat më narkotik në historinë e popullit shqiptar, kryeministër që i intereson vetëm vetja, familja dhe bashkëpunëtorët e ngushtë! Bën përpjekje për t’u dëshmuar edhe si etatist i rëndë por, ja që del karikaturë e pakuptimtë e etatistit!
Nuk arriti që ta thithë simpatinë e popullit shiptar nga Kosova, sepse, në fakt nuk bëri asgjë! Paska shkuar në Beograd dhe u paska thënë serbëve që në të mirën e tyre është që ta pranojnë Kosovën, madje e thënë kjo në mes të Beogradit. Dhe, kur Beogradi i tha, kurrën e kurrës dhe, sa më parë Serbia do ta ripushtojë Kosovën, Edi Rama e trashi jaraninë me serbët, madje me po atë strukturë millosheviqiane, e cila, pas njëqind viteve robëri, më në fund kishte dështuar dhe ishte dëbuar nga Kosova. Tani, Edi Rama, më shumë ka keqardhje për dëbimin e Serbisë nga Kosova, se sa për masakrat gjenocidale që i kreu Serbia në Kosovë.

Edi Rama Bregoviqin e përdor si xhoker për t’i sharë në gjak shqiptarët e Kosovës

Ku e di Edi Rama se kush është Bregoviqi? Ku e di Edi Rama se sa është këngëtar apo muzicient i mirë Goran Bregoviqi. Ky farë muzicienti serb, në jetën e vet nuk ka bërë asgjë përtej asaj që ka bërë rok grupi “Bjello Dugme”! Ky grup si dhe Lepa Brena, atëbotë ishin brend të Jugosllavisë. Shteti bënte çmos që të krijojë personalitete të spektaklit në arenën e vendit si dhe në arenat ndërkombëtare, siç do të bëjë më vonë edhe Millosheviqi me Cecan.
Goran Bregoviqi është “vlerë ideologjike” dhe, nuk ka lidhje me artin e muzikës së mirëfilltë! Ai nuk ka prodhuar asgjë, përveçse ka vjedhur dhe ka kompiluar muzikë prej të huajve. Këngët nga melosi romë i ka përpunuar dhe ua ka dhënë nuancat e rok-muzikës, duke i përdorur veglat muzikore nga folklori serb. Asgjë tjetër! Serbia e ka trashëguar të vetmën vlerë në muzikë! Çka ka prodhuar tjetër! Nuk ka pasur koh, sepse ka qenë i motivuar, i orientuar dhe i përcaktuar vetëm për gjenocid, për krime, për uzurpime të tokave të huaja!
Edi Rama, ç’është e vërteta, kurrë nuk arriti që ta fitojë simpatinë e shqiptarëve të Kosovës, Luginës, Malit të Zi si dhe të Maqedonisë së Veriut. Ai në një moment tha se, e duan shqiptarët se pas tij qëndron Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi! Mbase ka aluduar në simpatizantët e partive që drejtohen nga këta dy liderë partiakë. Në Maqedoninë e Veriut jetojnë nja 600-700 mij shqiptarë, prej të cilëve, 15% a janë apo nuk janë simpatizantë të partisë së Ali Ahmetit! Po e njëjta përqindje janë edhe me partinë e Hashim Thaçit në raport me 1.8 milion shqiptarët e Kosovës!
Tani nuk i ka as këto përçindje!
Herën e parë ia falën shqiptarët, duke u nisur nga një përshtypje e gabuar e krijuar për Edi Ramën si “kosmopolit”, si “njeri i kulturave” që për të madhin kijamet nuk di t’i ndajë vlerat në baza etnike! Ia dha çelësin e Tiranës, duke ofenduar dhjetra e qindra personalitete të kulturës shqiptare që jetojnë e krijojnë jasht Shqipërisë mëmë.
Pastaj do të vërtetohet katërcipërisht se Goran Bregoviqi ka kultivuar muzikë të cilën e ka përdorur ushtria gjenocidale dhe fashisoide serbe kundër Shqiptarëve të Kosovës, ndërsa ky asnjëherë nuk është distancuar nga krimet kombëtare serbe të kryra nën tingujt e “melosit” të tij!
Edi Rama, sa herë që i prish raportet me udhëheqësit e Kosovës, e sjell Goran Bregoviqin në Shqipëri dhe i detyron militantët e tij, analfabetë total të muzikës dhe auditorium që kurrë nuk ka dëgjuar për Bregoviqin, që të dalin e ta presin, të luajnë qyqek para tij dhe, madje, edhe t’ia fërkojnë bolet! Ky është kryeministri shqiptar, i cili, përjeton orgazëm sa herë që i poshtëron shqiptarët, sepse gjithë inatin e ka me kosovarët! Ky është motivi i Edi Ramës, ndërsa Bregoviqin e përdor si temë për ta shfaqur qëndrimin e tij faqe botës si “njeri kosmopolit” e që nuk pajtojtohet, ngjashëm si Serbia, me një pjesë të popullit të vet i cili ka qëndrime “fashisoide ndaj serbëve dhe Serbisë”!
A nuk është ky mentalitet i viktimës të cilën e sponsorison për vete populli serb, ë! Edi Rama me sjelljen e tij prej tradhëtari në raport me klasën politike kosovare, natë e ditë çon ujë në mullirin serb! Edi Rama është nja dy shekuj larg mendimit avangard politik të tërë klasës politike kosovare!

Ku gabon Edi Rama në rastin Bregoviq

Edi Ramën e bombarduan të gjitha mediat shqiptare që nuk i kontrollon ai. Edhe ato media që përflitet se i sponsorizon Vuçiqi, në rastin e Bregoviqit u rreshtuan kundër tij! Shumë personalitete kulturore shqiptare e kundërshtuan vendimin e Ramës për ta sjellë Bregoviqin në Festën e Birrës në Koçë. Këtë e pagoi sa nuk mban buxheti i Shqipërisë (edhe dy cent janë të tepërta për Bregoviqin) ndërsa muzikantët e respektuar shqiptar i detyroi dhushëm, por edhe me premtime për sponsorim të ndonjë projekti, që ta përmbushin dhe t’i japin sa më shumë gjallëri këtij spektakli!
Shqiptarët ankënd botës e kryqëzuan Edi Ramën, e shanë, e pështynë, jo sepse e solli Goran Bregoviqjn në Shqipëri, por sepse e pranoi rolin e avokatit të tij! Madje edhe i quajti “fashistë” të gjithë ata shqiptarë që e shanë Bregoviqin dhe që e shanë Serbinë, e cila e ka ndalur të dëgjohet zëri i këngëtareve shqiptare me renome botërore!
Edi Rama kishtë thënë: “Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.”
Të supozojmë kjo që po e thotë Rama është e saktë, por, Goran Bregoviqi vjen prej një vendi i cili ka ushtruar gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës! A ka shprehur ndonjëherë keqardhje Goran Bregoviqi për këto politika gjenocidale të kriminelët dhe fashistëve që ia drejojnë shtetin? Muzika e Goran Bregoviqit është përdorur si mjet stimulativ gjatë kryerjes së krimeve kundër fëmijëve, nënave, motrave, grave shqiptare në Kosovë! A ka shprehur keqadhje ndonjëherë Goran Bregoviqi për këtë keqpërdorim dhe gjest të ushtrisë fashizoide serbe?
Edi Rama është shprehur: “Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar fare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë”!
Dhe, tërë këtë “primitivizëm” Edi Rama ua taksë shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedpnisë së Veriut si dhe të viseve të tjera etnike! Është më se e vërtetë që, mankthi i Edi Ramës në politikën kombëtare, Albin Kurti, i ka ofruar marrëveshje super paqësore vëllait të Ramës, Aleksandër Vuçiqit! Ka kërkuar të shpreh keqadhje për politikat fashisoide të serbëve që i kanë ushtruar në Kosovë, ka kërkuar të kërkojë falje publike dhe, të nënshkruajnë marrëveshje se kurrë njëri-tjetrin, si shtete, nuk do ta sulmojnë! Vëllai i Edi Ramës nuk e pranon këtë ofertë, por, i ankohet Edi Ramës për atë se si shqiptarët e Kosovës ia ngacmojnë “plagët e vjetra” që qelben e do të qelben përjetë! Nga kjo perspektivë duhet ta shikojë të vërtetën në sy Edi Rama dhe jo me syza të Vuçiqit!
Tutje, Edi Rama thekson: “Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit.”
A ka dëgjuar Edi Rama, për shembull, për Naim Krasniqin! A ka dëgjur për Rexho Mulliqin! A ka dëgjuar për Armend Rexhepagiqin, për Xhevdet Krasniqin! A ka dëgjuar për Dren Abazin, për Getoarin, për Kreshën – të gjithë këta more ishin, janë dhe do të jenë muzikantë nga më të jashtzakonshmit në Ballkan dhe më gjërë! Në të njëjtën ditë kur ishte Birra fest në Korçë, një festival i tilllë për birrën mbahej edhe në Beograd! Pse Beogradi nuk kërkoi që në këtë festival, si këmbim vlerash, të perfomojë dikush nga këngëtarët që janë “akademi” për nga vokali dhe për nga vlerat muzikore e njerëzore në krahasim me Bregoviqin e Edi Ramës! A është interesuar se pse gjithë ajo histeri, gjithë ai qëndrim fashisoid i serbëve, që nga portiri e deri te kryeminisri serb, Vuçiç, në raport me divat e muzikës botërore, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Ava Max!
Pse serbët e Edi Ramës kanë të drejtë që të shprehin urrejtje histerike, historike, madje të përjetshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve të tjerë jasht “Shqipërisë së Edi Ramës”, ndërsa po këta shqiptarë nuk kanë të drejtë të shprehin mllef kundër serbëve që kryen gjenocid në Kosovë, për decenie me radhë! Edi Rama vetëm për herë të parë po lidhë paqe me serbët, ndërsa shqiptarët e kanë provuar disa herë në histori dhe, si kundërshpërblim kanë marrur, po ato qëndrime barbare dhe fshisoide kundër shqiptarëve.
Le të provojë Edi Rama e le të lidhet vëllazërisht me Albin Kurtin dhe do ta provojë pastaj gjithë helmin gjenocidal të serbëve aktualë që aq shumë po i dhimbsen se po “sulmohen me pa të drejtë nga shqiptarët histerikë të Kosovës”!
Edi Rama thotë: “Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?”
Kaq i ndërkyrer mund të dalë vetëm një komplet idiot! Qëndrime kaq “atërore” ndaj serbëve nuk ka pasur as Esat Pashë Toptani! Serbët e urrejnë Dua Lipën se ajo është shqiptare e Kosovës, siç urrejnë çdo gjë që është kosovare, madje edhe targat e makinave! Goran Bregoviqi urrehet sepse kurrë nuk shprehi keqardhje për faktin që kriminelët e luftës fashiste serbe, e përdorën muzikën e tij si motiv për të ushtruar sa më shumë akte dhune dhe gjenocidale mbi shqiptarët e Kosovës. Serbët e urrejnë Dua Lipën sepse ajo është produkt i një populli, i një familje artëdashës e të civilizuar që pësuan nga politikat fashisoide të serbëve; serbët shprehin keqadhje se si u shpëtuan këto diva pa ua prerë kokat. Ndërsa, Goran Bregoviqi është produkt i politikave fashisoide serbe, të cilave po ky “këngëtar i jashtëzakonshëm i Ballkanit” u ka thurrur odë dhe është mburrur me kontributin e vet për realizimin e politikave shfarosëse të serbëve ndaj kosovarëve! Serbët e urrejnë Dua Lipën sepse ajo flet shqip, këndon shqip, vallëzon shqip, është ambasadore e kulturës dhe e muzikës shqiptare në botë, ndërsa Bregoviqi i Edi Ramës megjithatë ngelë i përmasave të “Ballkan Open”-it të Vuçiqit.
Akademia serbe, përfshirë edhe sektorin e muzikës, janë marrë me projekte e elaborate të tëra kundër shqiptarëve gjithandej! Akademia serbe merret me hartimin dhe realizimin e strategjive kombëtare serbe, pavarësisht se mund të jenë në dëm të ndonjë popullit, konketisht, të popullit shqiptar. Edi Rama merret me angazhimin e një Akademie e cila do të jetë vetëm në shërbim të tij, duke e përceptuar si kryeartistin shqiptar, zemërgjërë e serbopranues!
Edi Ramës nuk i inetereson asgjë shqiptare përtej Surrelit të vet, sepse po doli e u zhyt në botën shqiptare, ai është shumë i vetëdishëm se do të duket si një kokërr sheqeri ne ms të një oqeani!
Edi Rama e përfundon mendimin e vet bajgë me: “Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër”!
Po vetë Edi Rama, në cilin taborr është rreshtuar! Nëse është kundër atyreve që shajnë në shqip, atëherë i bie që të jetë në taborrin e tyre që shajnë serbisht! Budallain kurrë mos e vet, sepse gjithnjë të tregon vet’!
Kryeministri, me keqardhje, duhet të dijë se i humbi të gjitha levat për ta respektuar e për ta pritur si kryeministër shqiptar (Sali Berisha konsiderohej si kryemnistër gjithëshqiptar)! Ai, pa dyshim, më i pritshëm e më i pranueshëm do të ishte në Serbi se sa në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut!
Sikur ta kishte kuptuar përgjigjen e Arbën Xhaferit, sot Edi Rama, pa dyshim, do t’i kishte punët si është më së miri në mesin e shqiptarëve këndej kufirit. Nëse ia mësynë ndonjëherë këtyre viseve, pa dyshim që do të pritet me vezë e me gaz lotësjellës. Sa keq! Ishte një, tashmë u bënë dy krieministra përjetë të padëshirueshëm nga populli i Kosovës: Vuçiqi dhe Edi Rma! Njëri kokrra e kriminelit e tjetri prototip i tradhëtarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…