Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se një luftë e hapur me Rusinë është e mundshme, duke shtuar se dëshiron një takim përmbajtjesor me homologun rus, Vladimir Putin.

“Mendoj se mund të ketë”, tha Zelensky, kur u pyet nëse ekziston mundësi e vërtetë për luftë të hapur me Rusinë. Ai ishte duke folur në Samitin Yalta për Strategji Evropiane.

“Kjo është gjëja më e keqe që mund të bëhet, por fatkeqësisht ekziston një mundësi e tillë”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelenksy tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë më të mira se më parë, por Ukraina nuk është informuar për një pozicion të qartë nëse do të mund të anëtarësohet në NATO, shkruan Reuters.

Ndryshe, në vitin 2014, Rusia e aneksoi me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë dhe i përkrah separatistët që po luftojnë kundër forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Këtë vit, Rusia e provokoi përsëri Ukrainën, duke grumbulluar numër të madh ushtarësh afër kufirit mes të dyja vendeve.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar që t’i mundësohet anëtarësimi në NATO, por Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera të aleancës kanë kërkuar reforma në ish-republikën sovjetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…