Sindikata e punonjësve në administratën gjyqësore, është e revoltuar me vendimin e Këshillit Gjyqësor Buxhetor, që gjykatësit të marrin një rritje të pagës, nga 6-8 mijë denarë në muaj në varësi të juridiksionit të gjykatës, dhe për nëpunësit gjyqësorë, që janë pjesë e kësaj sindikate nga 500 deri në 1.500 denarë. Ky vendim, sipas sindikatave, u mor pasi nëpunësit e shtetit morën një rritje të pagës për pesë përqind, kështu që gjykatësit vendosën të rrisin të ardhurat e tyre mujore për të paktën 10 përqind. Revolta e nëpunësve është aq e madhe sa që javën e ardhshme në të gjitha gjykatat është caktuar një protestë nga stafi ndihmës, dhe një “grevë “, ose protestë në vendin e punës.

Vetëm Këshilli i Buxhetit Gjyqësor mund ta ndryshojë vendimin, d.m.th ta korrigjojë atë. Ata janë pjesë e pushtetit të tretë, kanë një buxhet të pavarur, i cili duhet të arrijë në një përqind të PBV-së. Të gjitha vendimet merren nga Këshilli Gjyqësor buxhetor, përkatësisht gjykatësit, që janë anëtar të këtij Këshilli- deklaroi TËRPE DEJANOVSKI -Sekretar i Përgjithshëm në SPOGJ.

Ne morëm një përgjigje nga Këshilli Gjyqësor buxhetor, se vendimi për rritjen e shtesave të pagave, për gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësorë është në përputhje me ligjet.

Këshilli gjyqësor buxhetor

Rritja e shtesave të pagave për kryetarët e gjykatave dhe gjykatësve përcaktohet, si shumë e përqindjes nga paga bazë e një gjykatësi për:

Kushtet specifike të funksionimit deri në 10%;

Ekzistenca e rrezikut të lartë që arrin në 10% dhe

Konfidencialiteti deri në 15%

Shuma totale përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor buxhetor, me një vendim të veçantë brenda buxhetit në dispozicion të Pushtetit Gjyqësor.

Sindikatat shpresojnë të gjejnë një zgjidhje me gjykatësit përmes dialogut, e jo përmes grevave dhe protestave. Nga gjykatësit tani, përveç anulimit të vendimeve për rritjen e shtesave të pagave, sindikata e SPOGJ-it kërkon gjithashtu miratimin e një Rregulloreje, për shtesën e pagave me rrezik të lartë, për policinë gjyqësore dhe pagesën përfundimtare të parave të mbajtura gjatë grevës së disa viteve më parë, për të gjithë punonjësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…