Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi për rrezikun e një krize të rëndë ushqimore, si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me kryeministrin holandez, Scholz ka thënë se Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë rrezik që i kanoset botës sot.

“Për të qenë i qartë, përgjegjësia për këtë i takon vetëm Rusisë”, ka thënë ai.

Siç tha ai, Rusia aktualisht po bllokon rrugët tregtare për eksportet globale të grurit nga Ukraina, një vend i njohur si “Shporta e Bukës së Evropës”.

Ai i kërkoi botës që të mos qëndrojë duarkryq dhe të mos i lërë më të varfëritë e botës të paguajnë çmimin e agresionit rus në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tërmet në Kroaci

Një tërmet ka goditur Kroacinë. Sipas raportimeve nga Qendra Evropiane për Menaxhimin…

Kurti takon Scholz në Berlin

Kancelari: Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë Kancelari gjerman inkurajon Kosovën e…

RMV, numri i bibliotekave për vite me radhë i njëjtë, anëtarësia brenda tre vitesh ka rënë për gati 50.000

Në Maqedoni vitin e kaluar kishte gjithsej 175 biblioteka me gjithsej 82.928…

Dhjetëra të plagosur në Kiev – Klitschko jep detaje rreth luftimeve të mbrëmjes së kaluar

Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, thotë se 35 persona u plagosën në…

Zaharieva: Do ta ndjekim regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Evropa dhe Bullgaria do ta ndjekin zbatimin e regjistrimit në RMV që…