Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në Moskë për një sulm të mundshëm në kryeqytetin rus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në njoftimin e ambasadës janë paralajmëruar amerikanët që të kenë gati një plan evakuimi në rast emergjence.

Ambasada tha: “Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe të metrosë, dhe vende të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën”.

Siç është thënë më tej, në njoftim është shtuar se amerikanët duhet të “rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë” dhe të kenë plane arratisjeje që “nuk mbështeten në ndihmën e qeverisë amerikane”.

Një lajm i tillë vjen pak pasi mediat amerikane raportuan se SHBA ka informata se komandantët rusë kanë marrë urdhra për të vazhduar një pushtim të Ukrainës.

Sipas CBS News, zyrtarët nga vendi kanë thënë se komandantët rusë në terren po bëjnë plane specifike beteje se si do të përballen me një pushtim të vendit.

Kjo nuk do të thotë se një pushtim është i garantuar, pasi presidenti rus Vladimir Putin mund të ndryshojë mendje, theksoi zyrtari.

Ndërkohë, duke folur për ‘Face the Nation’, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha: “Gjithçka që po shohim na tregon se vendimi që ne besojmë se Presidenti Putin ka marrë për të pushtuar po ecën përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ministri Mehaj viziton në Kukës ushtarët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkuar në Kukës ku ka vizituar…

ASH: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se çdo shkelje e ligjit e veçanërisht veprat…

Kurti: Kosova e interesuar për zgjidhjen e problemit me Serbinë, por zgjidhje është vetëm njohja

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio po qëndron për vizitë…

Absurd: Aliu që bashkë me Musën bënte plane si të përçajnë familjen e profesor Izet Zeqirit, sot bën apel për bashkim të opozitës!

Gazmend Murseli Para disa muajve ish-deputeti Izet Zeqiri, e njoftoi opinionin për…