Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic konfirmoi të premten se policët morën pjesë në një tërheqje të dhunshme të emigrantëve në kufirin me Bosnjën pas raportimeve në mediat evropiane.

“Drejtori kryesor i policisë menjëherë krijoi një ekip ekspertësh i cili punoi intensivisht dhe, me sa di unë, ata arritën në përfundimin se kishte përfshirje të policëve (në incident)”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve Hina të ketë thënë Bozinovic në Luksemburg ku po merrte pjesë në një takim të ministrave të brendshëm të BE-së.

Ai tha se supozonte se ishte një akt individual i abuzimit të autoritetit nga disa policë duke shtuar se drejtori kryesor i policisë pritet të japë më shumë detaje së shpejti.

Njoftimi erdhi pasi mediat kryesore evropiane lëshuan pamje që supozonin se tregonin një polic të maskuar kroat duke rrahur azilkërkuesit e rinj me një shkop në kufirin e vendit me Bosnjën.

Hetimi u krye për 8 muaj nga Lighthouse Reports, një platformë bashkëpunuese e gazetarisë, me disa media, përfshirë Libération, Der Spiegel dhe ARD.

Komisionerja e Punëve të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson i quajti raportet “tronditëse” dhe tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…