Pamjet e filmuara nga ajri me dron në qytetin ukrainas Mariupol, tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse.

Nënkryetari Serhij Orlov, ka thënë se qyteti në juglindje të Ukrainës është nën “granatimet e vazhdueshme”.

Mijëra civilë atje kanë mbetur të ngujuar për më shumë se dy javë, të rrethuar nga trupat ruse që vazhdimisht shkrepin raketa e granata, që kanë shkatërruar shumicën e ndërtesave kolektive.

Autoritet e qytetit të Mariupolit kanë konfirmuar të dielën, se një konvoj i ndihmave humanitare të dedikuara për qytetin e rrethuar, akoma nuk ka arritur dhe ka ngecur në Berdjansk, rreth 50 milje në perëndim. Berdjanksu është nën kontrollin e forcave ruse.

E forcat ruse sot kanë lejuar konvojin e parë të veturave civile që të largohen nga Mariupoli, pas 10 ditëve tentime të pasuksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Si do të reagojë Rusia, nëse Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO?

Gazetari i Sky News, Mark Austin, i cili intervistoi zëdhënësin e Putinit,…

Shpërthen municioni në luftanijen e famshme ruse

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se rezervat e municioneve…

Zelenski paralajmëron Rusinë: Do të paguani për atë që keni bërë në shtetin tonë

Rusia ka intensifikuar sulmet dhe bombardimet ndaj qyteteve ukrainase, duke shkatërruar objekte…

Çanak: Në shkurt të vitit 2008 kërkova që ushtria serbe të futej me tanke në Kosovë

Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad…

Maqedonia afër “listës së kuqe” për udhëtimet

Rritja permanente e të prekurve nga virusi korona në baza ditore ka…