I akuzuari për sulmin terrorist në Christchourch të Zelandës së Re, Brenton Tarrant po mbahet në burgun ku siguria është maksimale.

Tarrant, 28 vjeçar, po mbikëqyret 24 orë në burgin në Paremoremo në Auckland, të cilët i është refuzuar qasja në gazeta, televizion dhe radio.

Disa foto të reja kanë zbuluar pamje të dhomës në burg ku po qëndron, shkruan Daily Mail.

Në këtë burg, dyert hapen vetëm me skanera të gishtave, cka do të thotë se siguria është maksimale.

Ndërsa, dhoma ku qëndron Tarrant është 8.99 metra katrorë me mure prej betonit, me detektor të rrahjeve të zemrës, masa të elektrizuara të sigurisë dhe pesë shtresa sigurie.

Shtrati është prej hekuri,  poashtu edhe dritarja, kurse, një pasqyre në formë kubi është vendosur lartë, ku rojet mund të shohin të gjithë hapësirën e dhomës ku qëndron i burgosuri.

Burgu ka 681 të burgosur dhe është shtëpia e kriminelëve më të rrezikshëm të Zelandës së Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti kroat: Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata – rastin po e cilësojmë si incident serioz

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka…

Mbi 4300 njerëz vdesin në Indi nga një infeksion i pazakonshëm

Më shumë se 4300 njerëz kanë vdekur nga “kërpudhat e zeza” vdekjeprurëse…

Dy shtete mosnjohëse, Kina dhe Rusia pushtojnë tregun e Kosovës me mallra

Dy shtetet më të fuqishme në botë që ende nuk e njohin…

Europa sërish shënon rritje infektimesh

Sistemi shëndetësor në Poloni po i afrohet kolapsit, Angela Merkel parashikon që…

Pas shfaqjes së mizorive ruse në Bucha, OKB-ja: Do të ketë hetime për krime të mundshme të luftës

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut,…