I Dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës së tij në “Forumin e Prespës” u shpreh se liderët e rajonit duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave ekonomike dhe politike.

Ai nënvizoi se mbështet nismat e BE-së për të përkrahur rajonin duke shprehur edhe zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mundën të nisnin negociatat me unionin.

“Duhet të marrin masa, duhet të ushtrojnë presion për të realizuar dhe zgjidhur çështjet politike në nivel të brendshëm dhe jashtë vendit për të fuqizuar demokracitë e tyre”, tha Palmer.

Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Tema e diskutimit është  “Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës” dhe përqendrohet në nëntë pika, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracinë evropiane, vlerat, të drejtat, sundimin e ligjit, sigurinë, migrimin, ndryshimin eklimës, mjedisin dhe shëndetin./ Euronews Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…