Përplasjet e përgjakshme midis palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë dhe të paktën 30 vetë janë vrarë në ditët e fundit në Gaza dhe Izrael.

Palestinezët thonë se ata hodhën rreth 130 raketa në Tel Aviv të Izraelit pasi autoritetet ushtarake izraelite shkatërruan një ndërtesë në Rripin e Gazës. Pamjet televizive tregojnë të paktën dy shtëpi në flakë.

Qytetet Ashkelon dhe Ashdod, në jug të Tel Aviv, u prekën gjithashtu.

Nga e hëna në mbrëmje deri më sot, militantët qëlluan më shumë se 400 raketa në drejtim të Izraelit. Izraelitët thonë se ata goditën 150 objektiva në Gaza.

Komuniteti ndërkombëtar po u kërkon të dy palëve t’i japin fund konflikteve që kanë vazhduar për ditë me radhë, në veçanti pas sulmeve izraelite brenda Xhamisë Al Aksa.

Grupi militant i kontrolluar nga Hamas ka thënë se po punon për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jerusalemit nga agresioni dhe terrorizmi izraelit pasi vendi, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ishte skena e përplasjeve midis policisë izraelite dhe palestinezëve të hënën, në të cilën qindra njerëz u plagosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një e treta e amvisërive kanë problem me pagesën në kohë të shpenzimeve të rezhisë

Mesatarisht një e treta e amvisërive në rajon kanë problem me pagesën…

Dogana e policia me aksion në veri, kontrollohen bizneset që i ikin tatimit

Oficerët doganorë të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e…

Fokusi të vendoset tek zgjidhja për Ligjin për Prokurorinë Publike

Euroambasadori Samuel Zhbogar, sot ju ka bërë apel partive politike që të…

Rrjedh dokumenti: Vendeve të BE-së u kërkohet të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus

Në një dokument politikash që do të miratohet të mërkurën (18 maj), Komisioni…

159 raste të reja me Covid-19 dhe 75 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1733 teste…