“Nën patronazhin e reisul ulemasë Hilali ndau ndihma”, “delegacioni i ramazanit përcolli përshëndetjet e reisit”; çfarë emërtimi pretencioz “Delegacioni i Ramazanit”, tipike ide bolshevike, e demagogëve që notojnë si m… mbi ujë falë hipokrizisë së tyre aq shumë të lexueshme… Janë disa nga slloganet komuniste që mund t’i lexoni në informatat e fundit që i publikon “shërbimi për informim” i BFI-së në përpjekje për ta shpëtuar nga rezillëku “reisin” e tyre, produkt ky i pushtetit aktual maqedonas

Shkruan Bujar K. Fejzullahu

“Myftiu i Strugës, ai de,  merakliu i lëpiskave, Salim Sulejmani, sërish paska shtruar iftar për personalitete të larta nga BFI e nga pushteti lokal! Edhe pse në “sofër” ka pasur personalitete që marrin rrogë mbi 1500 euro, edhe ky iftar u pagua nga arka e Myftinisë së Strugës, e cila mbushet nga fitri e zeqati, nga anëtarësia e nga kontributet e ndryshme vullnetare të myslimanëve të devotshëm struganë! Disi, më padhimbshëm paguhet iftari nga arka e Myftinisë! Disi, nuk të dridhet dora kur paguan nga fitri dhe zeqati, nga djersa e myslimanëve të devtoshëm struganë. Dhe, pastaj, tamam si hipokritë, flasin për humanizmin!

1.

Shaqir Fetai, prijësi i “Delegacionit të Ramazanit” (a ka emërtim më pretencioz? A ka emërtim më idiotik, i cili, mund të dalë vetëm nga mendja e antiislamistëve, nga ëndërrimtarët që mendojnë se prej udbashi mund të kaloshë në “kalif”), paska folur para xhematit të Llabunishtit, të cilëve, veç tjerash, u paska folur mbi humanizmin, i cili, sipas Shaqir dudukut, duhet të jetë i vërtetë sidomos gjatë muajit të Ramazanit. Shaqir Fetai na paska thënë: “Ramazani është muaji në të cilin duhet të mbretërojë humanizmi i vërtetë”! Sipas kësaj logjike hipokrite, i bie që muajve të tjerë mund të bëjmë edhe humanizëm të rrejshëm, por për Ramazan duhet të jetë vetëm i vërtetë!

Shaqir Fetai kërkon që myslimanët të hapërojnë sipas mësimeve islame! Po “udhëheqësit” e myslimanëve, si duhet të hapërojnë ata? A mundet që myslimanët të hapërojnë sipas mësimeve islame, kurse “prijësit e tyre” të hapërojnë sipas mësimeve të UDB-së?!

Tutje, Shaqir Fetai, duke përcjellë porosira të hershme të UDB-së, ofendon duke thënë: “falë besimit të paluhatur që kanë besimtarët e këtij nënqielli, Bashkësia Fetare Islame dhe besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut posedojnë mbi 700 xhami, të cilat udhëhiqen nga mbi 1200 imamë, kuadër i formuar dhe edukuar në vend, në Medresenë Isa Beu”! “Mysliman” po i thotë vetes edhe Shaqir Fetai, por, le të na thotë se sa xhami po i rrëshqasin nga dora, që kur u bë “mysliman i devotshëm”! Xhamitë, përtej besimit, kërkojnë sakrificë, vendoshmëri, luftë, gjak, kërkojnë identitet të fuqishëm fetar, identitet që nuk luhatet nga asnjë stuhi, identitet që nuk frikësohet nga asnjë fuqi, nga asnjë perandori e pushtet, identitet që Shtëpinë e Zotit e mbronë me tërë qenien e vet! Shaqir Fetai bën mirë që mos t’i ofendojë teologët e vendit, mos ta përdorë Medresenë “Isa Beu” si trampolinë për të ofenduar, sepse, pjesa dërmuese e këtyre 1200 imamëve kanë akademizuar njohuritë e tyre mbi islamin nëpër fakultete islame në qendra të ndryshme të botës turko-arabe dhe, për këtë akademizim kanë sakrifikuar shumëçka. Nuk kanë qenë si Shaqir Fetai që shpenzimet vjetore gjatë “akademizimit” të vet t’i ketë të mbuluar nga UDB-ja! 

2.

“Kontribut i shkëlqyer human” ky i Salim Sulejmanit, i cili nuk po i munguaka asnjëherë ndaj myslimanëve të Strugës! Në orët e hershme të mëngjesit paska shpërndarë mbi 200 pako ndihma me produkte ushqimore-higjienike!

Edhe vitin e kaluar, Salim Sulejmani i ndau nja 200 pako, pra, humaniteti i tij vjen në shprehje një herë në vit! Por, bani vaki dhe nuk dërguan turqët ndihma humanitare, Salim Sulejmani e harron fjalën “humanitet”! Në orët e hershme të mëngjesit! Në orët e hershme të mëngjesit besimtarët e devotshëm falin sabahun, kurse cubat, hajnat, i hynë aksionit të vjedhjes aty ku ka “bereqet” me bollëk! Të varfërit flejnë, sepse, në orët e hershme të mëngjesit i zë gjumi, ngase, tërë natën e kalojnë duke menduar se, si t’ia bëjnë të nesërmes, ku të sigurojnë ndonjë kore buke!

Pastaj, pason deklarata e “kaposhit” për mjetet e informimit! Informata thotë: “Në praninë e mediumeve dhe mjeteve për informim publik, Myftiu Mr. Salim ef. Sulejmani fillimisht falënderoi Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain, për këtë sasi të dedikuar xhematit të Strugës, Kryetarin e OH Hilal Fadil ef. Ramadanin si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakfit të Republikës së Turqisë.”

A di kush në Maqedoninë e Veriut, në Ballkan, në Evropë e në Botë, pse për këto 200 pako falënderohet Shaqir Fetai! Cili është kontributi i tij kur dihet që, në ato pako, si dhe në 4800 të tjerat (prej 5000) sa kanë ardhur nga Turqia, nuk përfshihet asnjë cent i Shaqir Ftait, asnjë çamçakëz, asnjë gram dhimbje, asnjë gram trishtim, asnjë gram lumturim që i dha Zoti për të qenë ndihmëtarë, asnjë gram pikëllim, sepse, po ku i ha b… Shaqir Fetait për fukaratë?

A ka njeri në botë që mund të na tregojë se pse Salim Sulejmani i shpreh falënderime Fadil Ramadanit, njeriut i cili, nëse ndonjëherë i ka pasur dy lekë në duar, ato i ka shpenzuar për bastore, ashtu siç i harxhon edhe vet Salim Sulejmani? Edhe në pozitën e myftiut edhe të vizitosh bastoret, kjo u shkon ndoresh vetëm stafit të Shaqir Fetait!

Shaqir Fetai ka problem me interpretimin e humanizmit ashtu siç ka problem edhe me interpretimin e islamit, sepse, natyrisht që shërbimet intelegjente të bëjnë dehumanist e antifetar! Edhe në rastin e humanitetit Shaqir Fetai dëshmon se është tradhëtar i pakompromis! Ai duhet të këmbëngulë që, gjatë servisimit të ndihmave humanitare në pako, rol ky teknik i një “shërbimi humanitar”, duhet të falënderohet gjithnjë donatori dhe të ngritet lartë vetëm emri i donatorit, dhe jo edhe i turlifarë emrave të denjë për dëbim nga çdo rreth.

Informata paçavër përfundon me: “Misioni i myslimanëve duhet të jetë mishërim i humanizmit të vërtetë dhe reflektim i ndjenjave të thella njerëzore”! E cila na qenka ajo “ndjenjë e thellë njerëzore” e Shaqir Fetait dhe e Salim Sulejmanit? I njohin tashmë të gjithë shqiptarët e botës! Të gjithë e dinë se “ndjenjat njerëzore” të këtij të dytit janë të thyer në raportet e tij me familjen, kurse, “ndjenjat njerëzore” të të parit janë të thyer në raportin e tij me besimin shoqëror. I pari ka dëmtuar familjen, i dyti ka dëmtuar tërë shoqërinë! Këta të prishur vetëm humanistë nuk mund të jenë!

Poshtë kësaj informate, të publikuar në fb-un e BFI-së së Shaqir Fetait, jo rastësisht qëndron si lapidar komenti i këtij myslimani: “Valdrin Dauti ÇFAR MESONI NE XHAMI E ÇFAR BENI JASHT XHAMIVE ju nuk dini çfar eshte TURPI,nuk dini te TURPEROHENI, fjala IMAM eshte e shejnte, se me prishni fjalorin ne ket dit ramazani por jeni vetem HIPOKRITA qe POSHTERONI njerezit e varfer ALLAHU ju denoft InshaAllah.

3.

Pasi u keqpërdor fitri e zeqati, pasi u nëpërkëmb djersa e myslimanëve tetovarë, pasi u pagua një qejf e një dëshirë megalomane, e turpshme dhe e rrezikshme për kohën, ja që Qani Nesimi, myftiu i diskutueshëm i Tetovës, na del edhe “filantropist”!

Mbi të gjitha, secili njeri normal që do ta lexojë informatën që vie nga “kabineti” i këtij “filantroposti” dhe që kërkohet të botohet si i tillë, në tërësi, sakaq do të kuptojë se bëhet fjalë për një kategori njerëzish shumë të pashpirt, shumë hipokritë, shumë demagogë! Shpenzojnë mijëra euro për një iftar, para këto të grumbulluara nga fitri e zeqati, kurse shpërndajnë ndihma të vjedhura 400 pako, në tubimin dhe përgatitjen e të cilave nuk kanë shpenzuar as më të voglën kokërr të djersës! Gjë e vjedhur pra! E vjedhur, sepse, shpërndahet si kontribut personal, e jo si donacion i tjetrit, të cilit i ke premtuar se do t’ia shpërndashë ndihmën te ata që do t’i bënte më të lumtur në prag të Muajit të Ramazanit.

Pra, këto ndihma prej 5000 pakove me artikjuj ushqimor e higjienik, të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, janë nga ai kontingjent ndihmash që ky Institucion fetar turk, çdo vjet i shpërndan në prag të Muajit të Agjërimit, anekënd botës myslimane! Dhe, këto ndihma duhet të shpërndahen për Ramazan, ndërsa, për shkak të opusit të dallaverave të mëdha të BFI-së së Shaqir Fetait, dhe bandës së tij, ndihmat jepen dhe vazhdojnë të jepen, diku kah përfundimi i Ramazanit! Prandaj, këta të Myftinisë së Tetovës, me plotë demagogji thonë: “Humanizmi është një vlerë që duhet demonstruar kudo dhe kurdo”! Jo, por, duhet të shprehet (jo të demonstrohet, o dudukë) vetëm aty ku ka nevojë dhe, kurdo po por, ja që ka momente që e kërojnë ndihmën tani, në moment, sepse pastaj bëhet vonë dhe nuk ka kuptim! Nëse vdes pacienti për shkak të mosndërhyrjes me operacion i cili është shumë i kushtueshëm, donacioni i tubuar pastaj do të jetë i pakuptimtë! Nëse vdes fëmija nga uria, kot që ia nis pas një jave një manune me pako me ndihmë! Ai iku, shkoi!

I keni dëgjuar si thonë? Do të shpërndajmë ndihma që sofra e myslimantit të mos jetë e varfër gjatë Muajit të agjërimit! Pakot përmbajnë artikuj të paraparë, sipas donatorit, të mjaftueshëm prej natës së parë të iftarit dhe syfyrit e deri në fund të muajit të agjërimit, për çdo të varfër! Kjo është filozofia e humanitetit në prag të Muajit të Mëshirës!

Ndërsa, këta të BFI-së së Shaqir Fetait, meqë janë të nxënë duke i vizituar bastoret, pakot e Ramazanit i shpërndajnë në ditën e 20, madje edhe në ditët e fundit të Ramazanit! Po këta të varfër, çka kanë ngrënë për këto 20 ditë? Apo kjo nuk është me rëndësi, me rëndësi është “humaniteti” i myftinive “kudo dhe kurdo”! Hajde, manipulim i ndyrë, hajde! Totalisht angazhime dehumaniste dhe në shkelje të parimeve të mirëfillta islame, madje nga një institucion që vetes i thotë “islam” të udhëhequr nga një “reis” i instaluar nga pushteti, i cili, për respekt qoftë ky edhe formal, nuk denjoi që të shtrojë një iftar, të paktën, për “rijasetin”, e dëgjueshëm, lojalist dhe aq servil! Phu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Edhe Maqedonia e Veriut ka një kusht për BE-në

Letër nga Shkupi Çka do të ndodhte me Maqedoninë e Veriut sikur…

Teatri

Teatri si godinë është vendi ku shikohet dhe përjetohet katarsisi (spastrimi shpirtëror).…

Shek Hallaçi: Të mjerët në pushtet (VIDEO)

Luftërat UÇK-së për çlirimin e trojeve Shqiptare, qëllim të vetëm kishin shporrjen,e…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

A po kërcënohen shqiptarët nga sektarizimi fetar

Nëse në Maqedoninë e Veriut shërbimet antiislame ndihmojnë çdo dukuri që do…