Misioni i KFOR-it në Kosovë do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës, nga data 14-17 mars 2023.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit.

“Do të ketë gjithashtu kolona automjetesh të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierie që kalojnë tranzit në rrugët kryesore dhe dytësore brenda rajonit”, thuhet më tej.

KFOR-i është i fokusuar çdo ditë në zbatimin dhe ushtrimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për  të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia nuk është serioze për paqen – thotë këshilltari i Zelenskyt

Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes. Kështu tha këshilltari i…

Ndodh në Gostivar: Qytetari e ‘fluturon’ policin me makinë

Sot është shpërndarë një video ku shihet një qytetarë pas ndalimit të…

VV në Prizren: Do ankohemi për rezultatin, ka pasur devijim të vullnetit qytetar

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni…

Remenski: Nuk kam kërkuar takim me Boki 13

Para disa minutave ka përfunduar marrja në pyetje e deputetes së LSDM-së…

Si çdo herë, Izraeli sulmon Gazën gjatë muajit të ramazanit

Izraeli ka goditur me raketa disa objektiva në Rripin e Gazës herët…