Gazetar: Adrian Kerimi

Ndonëse pa lopata dhe pa beton, në rrugën Tetovë-Gostivar u vu gurë themeli i Korridorit 8. Ende pa filluar punimet për asnjë korsi, kryeministri Dimitar Kovaçevski me plot optimizëm tha se Maqedonia nga rreth rrotullim po bëhet udhëkryq i Ballkanit.

“Nëse Maqedonia e Veriut deri tani ishte rreth rrotullim, tani me Korridorin 8 bëhet udhëkryqi i vërtet i Ballkanit. Kjo është e ardhmja jonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjeti kohë për pak fjalë të urëta popullore.

“Të lidhësh me ura e brigje një Ballkan të tërë është punë e ndritshme që do të shërbejë drejtpërsëdrejti në lidhje edhe më të forta të miqësive”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi falënderoi kreun e partisë për mundësinë.

“Bac u krye kryetar edhe kjo punë. Faleminderit”, u shpreh Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.
Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler u lut që punimet të përfundojnë në kohë.

“Ky është një investim për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmen e vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë”, deklaroi Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-ve.

Ndërkohë drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore, Ejup Rrustemi u përfshi nga emocionet.

“I nderuar kryeministër, i nderuar kryetar i Parlamentit, i nderuar kryeministri i parë, i dashur kryetar Ali Ahmeti. Ministrin e Transportit, zotëri Kovaçevski”, u shpreh Ejup Rrustemi, Drejtor i NP Rrugët Shtetërore.

Gurë themeli i Korridorit 10-D do të vihet javën që vjen. Ndërtimi i dy korridoreve në 4 pjesët e parapara përfshinë 110km rrugë autostradë, ndërsa kap vlerën e 1.3 miliard eurove. Në këtë shumë nuk është përfshirë shpronësimi që nënkupton rritjen e kostos. Kompania ndërtuese do të jetë konzorciumi turko-amerikan Bechtel&Enka. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidentja Osmani së shpejti vizitë zyrtare në Gjermani dhe SHBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së shpejti do të jetë për një…

Britani/ 765 vdekje në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19

Numri zyrtar i rivlerësuar i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 në Britaninë…

Rreziku i përhapjes së luftës përtej Ukrainës, ushtarët e NATO-s tregojnë forcën në Rumani

Njësia më e afërt e NATO-s me luftën në Ukrainë ka kryer…

Mediat britanike zbulojnë të pathënat, si avioni spiun amerikan monitoron lëvizjet e Vladimir Putin në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës

Një avion spiun amerikan u pikas javën e kaluar në një bazë…

Likovë, 58 raste aktive me Kovid-19

Komuna e Likovës në 48 orët e fundit ka regjistruar 43 raste…