Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së Muajit të Ramazanit.

“Sot, kur besimtarët myslimanë e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për të manifestuar shpirtin solidar, duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë”, tha Osmani.

“Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin mes vete”, theksoi ajo.

Osmani ftoi qytetarët që t’i respekojnë masat kundër koronavirusit, duke mbajtur maskat dhe dezinfektuar duart, si dhe duke mos u grumbulluar.

Muaji i Ramazanit përcillet me agjërim, lutje dhe bamirësi.

Gjatë këtij muaji, myslimanët që praktikojnë fenë, nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të Diellit.

Ata po ashtu mblidhen për darka dhe falje grupore në xhami, por autoritetet në shumicën e vendeve me shumicë myslimane kanë bërë thirrje për respektimin e distancës fizike, si masë mbrojtëse nga koronavirusi./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Vetëvendosje bëri revolucion, theu edhe rekordin e Rugovës”

Analisti Armand Shkullaku ka thënë se këto zgjedhje të jashtëzakonshme treguan edhe…

Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David…

Këto janë humbjet ushtarake të Rusisë, deri më tani në Ukrainë

Kur jemi në ditën e katërt të agresionit rus, autoritetet ukrainase kanë…

Borisov: Maqedonasit ende duhet të piqen për datë për bisedime me BE-në

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mbrëmë në Bruksel ka deklaruar se maqedonsit…

ASH:Lajmet e rreme nuk të arsyetojnë, kryeministër

Mos pasja e argumenteve është bërë traditë për “fake news” nga kryeministri…