Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja falënderoi qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uroi fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.

Presidentja falënderoi institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Banka Botërore paralajmëron për mungesën e fondeve për më të varfrit

Ekonomia botërore po përballet me “humbje të mëdha”, dhe rikuperimi do të…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të mërkurë në takim Bordin…

Përleshen fizikisht mes vete shtatë persona në Prizren

Policia në Prizren raporton se pas një mosmarrëveshjeje, në rrugën Adem Jashari…

Putin dhe Biden dalin me deklaratë të përbashkët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë dalë me një deklaratë…

Kurti pas takimit me Merkelin: Nuk duhet të shprehet mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovë

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me që ka pasur me kancelaren gjermane,…