Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë do të jetë prezente në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Ajo poashtu, gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shtetit japonez. Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike Tokio, ndërkaq Osmani do t`i mbështesë ata nga afër.

Ajo ka përgëzuar sportistët kosovarë, duke uruar që secili nga ta të triumfojë në disiplinat përkatëse sportive.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Presidentja Osmani së bashku me liderë të tjerë botërorë do të pritet nga Perandori Naruhito. Teksa në kuadër të takimeve bilaterale, zonja Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rama publikon grafikun e vaksinimit/ Shqipëria, e para mes 10 vendeve të rajonit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e vaksinimit…

Vetëm një gabim “na ndan nga apokalipsi”, paralajmëron Guterres

Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i…

Ngrihen dyshime se Putin e ka larguar ministrin Shoigu nga detyra  

U shfaq në një qosh të ekranit dhe pa u dëgjuar duke…

Parlamenti Evropian miraton rezolutën ku bën thirrje për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Deuptetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar sot rezolutën ku për herë të…

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është…