Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin mes Kosovës me Luksemburgun si një nga kontribuuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Osmani u falënderua për angazhimin e Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit.

Ministri Fayot vlerësoi progresin e gjithmbarshëm në Kosovë, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikbërje më efektive”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE: Nuk do ta ndjekim shembullin e dekretit të Biden në Ballkanin Perëndimor

Dekreti i presidentit të SHBA-së mbi zgjerimin e masave emergjente në Ballkanin…

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën dhjetë kosovarë

Prokuroria në Sllavonski Brod të Kroacisë, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi…

Pyetjet e deputetëve në seancë kuvendore

Në seancën e sotme kuvendore do të mbahen pyetjet e deputetëve. Gjatë…

Radev: Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj Maqedonia në BE

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim…