Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë.
Ai pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë ditës ata pritet që të kenë takime me krerët e shtetit, derisa siç mëson Klankosova.tv, me presidenten e vendit, Vjosa Osmani , ata pritet të takohen rreth orës 14:30.
Ndryshe vizita e tyre pritet të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të vendit.