Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sërish në rrjetin social Facebook sloganin e saj “Guxo” për zgjedhjet e ardhshme.

Mbishkrimi i fotografisë së publikuar në të cilën është slogani i iniciativës së saj është “E ardhmja u takon atyre që guxojnë”.

Më herët, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani se e ka vjedhur sloganin e kësaj partie.

E në PDK thanë se slogani i Vjosa Osmanit nuk është asgjë më tepër se sa një vjedhje e sloganit të partisë në kohën kur ajo drejtohej nga Hashim Thaçi, në vitin 2004.

Akuzat e PDK-së i ka hedhur sot poshtë vetë Vjosa Osmani.

Ajo në një postim në Facebook ka cituar poetin Ndre Mjedën duke thënë se “Çfarëdo sendi me fitue, Trimni lypet e guxim”.

https://www.facebook.com/165237913638481/posts/1900125813483007/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosova dhe Shqipëria drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në…

Shqipëria dhe Kosova në raportin e organizatës Amnesty International për 2020

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI) sapo ka publikuar…

OKB-ja apelon që të rihapen portet e Ukrainës për të transportuar ushqime

Agjencia e ndihmës ushqimore e Kombeve të Bashkuara po bën thirrje që…

Maqedoni e Veriut: 29 të vdekur dhe 561 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se…