Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë  takuar një delegacion të Senatit amerikan.

Në këtë takim, Osmani tha se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësos sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimi negativ në rajon.

“Në këtë takim, Presidentja ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon. Ajo theksoi se ky ndikim synon zhbërjen e arritjeve të SHBA-ve, BE-se dhe NATO-s në rajon lidhur me paqen, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani i ka njoftuar senatorët amerikanë në lidhje me përpjekjen e Kosovës për reforma gjithëpërfshirëse, të cilat sipas saj, synojnë posaçërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja.

Kurse, senatorët amerikanë e falënderuan Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë dhe realizimin e misionit të FSK-së krahë Ushtrisë Amerikane në Kuvajt.

“Senatorët falënderuan Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë dhe realizimin e misionit të parë paqësor jashtë vendit të ushtarëve të FSK-së përkrahë Ushtrisë Amerikane në Kuvajt, duke rikonfirmuar kështu partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Amerikës dhe kontributin për paqe e siguri në botë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Osmani, Gërvalla e Mehaj po qëndrojnë në Kanada në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Familja e Malcolm X padisin FBI, CIA, NYPD për vdekjen e tij

Vajza e aktivistit të vrarë të të drejtave civile me ngjyrë, Malcolm…

Momenti kur sulmohet me raketa një supermarket në Kharkiv

Në një kompleks të vogël tregtar në periferinë lindore të Kharkivit, punonjësit…

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Në Prilep të Maqedonisë së Veriut sot ka ndodhur një tërmet me…

Imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e ri të ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Imazhet satelitore të kompanisë amerikane për teknologji hapësinore Maxar, tregojnë se Rusia…

MPJ: Nuk ka detyrime të reja mes Shkupit dhe Sofjes!

Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot kanë hedhur poshtë të gjitha…