Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot (e martë) se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut të premten që lamë pas, është keqkuptuar. Sipas saj, shfaqja e flamurit me “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar.

Osmani në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë, dhe duke respektuar gjithmonë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasur në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm vazhdon ta luajë edhe sot, dhe këtë e dinë institucionet e Maqedonisë së Veriut… Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani, raporton KP.

Faktorët politikë maqedonas e shikojnë si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vajza 16 vjeçare arrestohet pas mesnate me dr ogë në Shkup

Droga ka metastazuar te të gjitha gjeneratat në Maqedoni, kurse për këtë…

Haradinaj: Shteti shqiptar t’i jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka folur për…

Nuk miratohet rezoluta e Rusisë në OKB për krizën humanitare në Ukrainë

Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e…

Pritshmëri të pakta për takimin e Presidentit Joe Biden me Presidentin kinez Xi Jinping

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ulin pritshmëritë përpara takimit…

Lufta në Ukrainë, Zelensky thotë se situata në Bakhmut po bëhet “gjithnjë e më e vështirë”

Situata në qytetin Bakhmut, në vijën e frontit lindor, po bëhet “gjithnjë…