Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se tashmë Bashkimi Evropian po e bën ridefinimin e procesit të aplikimit për anëtarësimin në këtë union, me veprimin për Ukrainën, pasi që në situata të këtilla ata e kanë vënë procesin gjeostrategjik si prioritet.

Osmani shtoi se ndonëse kriteret me bazë meritore janë të rëndësishme, në situata të tilla si kjo e Ukrainës janë vlerat thelbësore evropiane ato që duhet t’u japin drejtim gjërave.

“Ne e kemi dëshmuar këtë [vlerat evropiane] dhe Ukraina po e dëshmon këtë, andaj mendoj që ne për këtë arsye përkasim atje dhe shpresojmë që BE-ja do të na lë brenda”, ka thënë ajo për CNN.

E para e vendit po ashtu foli edhe për njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë dukje thënë se sa më shpejtë që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe për rajonin në përgjithësi.

Osman lëshoi kritika mbi Serbinë duke thënë që ky shtet nuk mund të ecën edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së përnjëherë duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Serbisë edhe me Rusinë por edhe me Perëndimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aung San Suu Kyi dënohet sërish me burgim

Një gjykatë në Mianmar – shtet i njohur edhe si Burma –…

Reflekto o Shaqir Fetai

Sot ka ndodhur një tragjedi e rëndë! Një autobus përplotë me udhëtarë…

OKB-ja suspendon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Rusia është suspenduar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.…

India dhe Pakistani në prag të luftës

Pakistani dhe India shpesh shkëmbejnë zjarr në rajon, por tensionet janë rritur…