Në 24-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se plagët e këtij vendi janë ende të hapura. Ajo gjithashtu theksoi se fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur, sikurse ka mbetur i pazgjidhur edhe fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe të cilët ende figurojnë në listat e të zhdukurve me dhunë.

Këto deklarata presidentja kosovare i bëri gjatë homazheve në kompleksin e të rënëve në Krushë të Rahovecit.

“Është vështirë të gjenden fjalë për të përshkruar dhimbjen që e kaplon gjithë popullin e Kosovës, por në veçanti familjet e Krushës së Madhe dhe të fshatrave përreth, ku sikurse çdo vit ne i përkujtojmë 241 burra e djem, 7 fëmijë e 5 gra, njëra shtatzënë, të vrarë mizorisht në mënyrën më makabre nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, tha presidentja .

Në këtë përvjetor, presidentja përkujtoi edhe intelektualin Ukshin Hoti, i cili ende gjendet në listën e të zhdukurve.

“Teksa kujtojmë këtë ditë tmerri, plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, prej më tepër se 20 vjetësh, fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur. I tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe të cilët ende figurojnë në listat e të zhdukurve me dhunë”, tha Osmani, e cila tha se do të kërkoj në vazhdimësi që autorët e këtyre krimeve të vihen para drejtësisë.

“Ne duhet të besojmë e të angazhohemi të gjithë së bashku që ta mbrojmë të vërtetën që po mundohet të tjetërsohet dhe për ta vendosur drejtësinë. E kemi borxh për gjeneratat e ardhshme që ta ruajmë të vërtetën dhe ua kemi borxh gjeneratave të ardhshme. E drejta është se Kosova bëri luftë për paqe, e Serbia bëri gjenocid”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës tha se nuk mund të ketë paqe në rajon pa zbardhjen e fatit të zhdukurve dhe pa vendosur drejtësinë.

Presidentja Osmani nga Krusha e Madhe vazhdoi homazhet edhe në Krushën e Vogël. Ajo tha paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor është vetëm atëherë kur zemrat e nënave të gjejnë qetësi. “E zemrat e nënave të Kosovës nuk kanë qetësi sepse mbi 1600 kosovarë akoma janë zhdukur”, tha Osmani në Krushë të Vogël.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vendet e G7 do ta mbështesin Kievin për aq kohë sa të duhet

Udhëheqësit e grupit G7 të vendeve të pasura kanë thënë se do…

U mbajt dialogu vjetor për politikat ekonomike: Familjet më së shumti u dëmtuan nga pandemia, të ndihmohen!

Sot, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, Komisioni…

Kurti emëron Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin,…

Vetëm 11 raste të reja me Covid-19

Ulje rekorde e të prekurve me Covid-19 është regjistruar në vend brenda…

Kurti bën thirrje për kursim të energjisë: Çmimi është vazhdimisht në rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e…