Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e tretë të qëndrimit në SHBA, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Kuvajtit, presidentin e Senegalit, presidentin e Guinea Bisaut dhe gjeneralin Wesley Clark.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për të arriturat e deritashme të Kosovës, bashkëpunimin mes Kosovës me këto shtete dhe praninë e FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Postimi i plotë:

Në ditën e tretë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vazhduam takimet me përfaqësues te shteteve të ndryshme.

Me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah diskutuam për thellimin e marrëdhënieve me Kuvajtin, praninë e ushtarëve të FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt, si dhe projektet e bashkëpunimit në të ardhmen.

Presidentit të Senegalit, Macky Sall, ia shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e Senegalit dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta vazhduar edhe më tej bashkëpunimin. Kryesimi i Unionit Afrikan nga Senegali, vitin e ardhshëm, do të jetë edhe një mundësi më shumë për ta zgjeruar dialogun me vendet e kësaj organizate

Në takimin me presidentin e Guinea Bisaut, Umaro Sissoco Embaló, vlerësuam se ka potencial për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve dhe identifikim të mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe fusha të tjera.

Me gjeneralin Wesley K. Clark, biseduam për arritjet e deritashme të Kosovës, veprimet tona për forcimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…