Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 22 vjetorin e Masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit duke thënë se në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, forcat serbe mizorinë e tyre e shfaqën ndaj civilëve shqiptarë, duke vrarë 44 përsona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Tutje, Osmani ka thënë se synimi i forcave serbe ishte spastrimi entik i shqiptarëve në atë pjesë, ndërsa trupat e të vrarëve u dogjën e pastaj u gjetën më 2001 në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

“Një proces gjyqësor ndaj të akuzuarve i nisur një dekadë më parë në Beograd ende nuk ka epilog”.

“Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon. Autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…