Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas gjatë vizitës së saj në Katar, ku ka shkuar  me ftesë të Emirit të Katarit.

“E nderuar që mora pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë. Pres me padurim të takohem me liderët botërorë dhe të marrë pjesë në diskutimet e këtij forumi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Forumi është hapur nga Emiri i Katarit, si dhe ka vazhduar me adresimin virtual nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Forumi i Dohas 2022 po mbahet nën slloganin “Transformimi për një epokë të re” dhe ka mbledhur liderë botëror, politikëbërës, studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar hapat përpara pas zhvillimeve të shkaktuara nga pandemia në të gjitha aspektet e jetës dhe zhvillimeve të fundit gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë.

Krahas aktiviteteve në Forumin e Dohas, Presidentja Osmani ka takuar bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në Katar. Po ashtu, Presidentja ka takuar ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Doha, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Evropë. Presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të harmonizuar plotësisht përpjekjet tona me aleatët tanë. Në vijim, Presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të shteteve të tjera dhe do të ketë takime bilaterale me udhëheqësit e shtetit të Katarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden thotë se nuk e di nëse do të udhëtojë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u tha gazetarëve në Portsmouth, New Hampshire,…

Biden do të udhëtojë drejt Brukselit – NATO me samit të jashtëzakonshëm pas agresionit rus në Ukrainë

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë…

Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka thënë…

Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se më 03 gusht 2021…

Itali, bari i parë që neutralizon koronavirusin

Është zhvilluar ilaçi i parë i specializuar për të sulmuar koronavirusin SARS-CoV2.…