Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kancelarin federal të Austrisë, Karl Nehammer, nga i cili mori mbështetje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Siç thuhet në një komunikatë për media, temë e diskutimit me kancelarin Nehammer ishte edhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe efektet e tij në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe aleati i saj, Serbia, të cilin duhet ta parandalojmë në koordinim me aleatët tanë.

Më tej, presidentja ka theksuar se me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Presidentja Osmani tutje theksoi se unifikimi i Bashkimit Evropian kundër agresionit rus ndaj Ukrainës duhet të përcillet me veprime të unifikuara të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, për të përshpejtuar anëtarësimin e shteteve të rajonit në BE.

Sipas Osmanit, qëndrimi i Kosovës për Ukrainën është në përputhje të plotë me qëndrimin e BE-së, SHBA-së dhe të gjitha vendeve demokratike.

Në takim me kancelarin Nehammer, është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të dyanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ngre alarmin: Sulm terrorist i Rusisë pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i quajti sulm terrorist sulmet…

Fotografi amerikan, Ron Haviv që dokumentoi krimet e Serbisë në Ballkan viziton Kosovën

Fotografi amerikan, Ron Haviv i cili ka dokumentuar krimet e Serbisë në…

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës falënderon Kurtin për mbështetjen për ta

Këtë të diel ka mbërritur në Kosovë gazetarja e parë ukrainase, Lyudmila…

Kurti uron Ramën: Kosova nuk mundet pa Shqipërinë, e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama…

Aksion i madh policor në Tetovë, sekuestrohen 22 kilogram drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë.…