Presidentja Vjosa Osmani dhe i Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Osmani theksoi se suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin.

E para e shtetit konfirmoi edhe njëherë se Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, derisa ka theksuar nevojën për përçim të qartë të mesazhit se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Osmani ka theksuar po ashtu urgjencën e adresimit të tendencave destabilizuese në rajon, duke potencuar se zhvillimet e fundit në rajon nuk mund të shihen vetëm nga prizmi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor por si një kundërvënie e drejtpërdrejtë ndaj vlerave të cilat i përfaqëson Bashkimi Evropian dhe shoqëritë demokratike.

Lajçak ka vënë theks tek nevoja për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut, gjersa potencoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

33-vjeçari nga Zvicra: Tre persona më kërcënuan dhe ma morën makinën e tipit “Toyota” në lagjen Maxhari të Shkupit

Tre grabitës i morën Toyotën një të riu zviceran në lagjen Maxhari…

Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë do të fillojë më 6 shtator

Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet…

Buka, mielli, vaji,… nga sot shiten pa TVSh!

Nga sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë…

Deutsche Welle: Hapje të negociatave për Maqedoninë e V. e Shqipërinë, por me kushte

Deputeti socialdemokrat gjerman, Christian Petry, ka thënë për Deutsche Welles, se partia…

“Nuk kisha asnjë simptomë”/ Nuk e dinte se kishte koronavirus, nëna infekton 18 fëmijët e saj

Brittany Jencik nga Nju Jorku raportohet se ka infektuar shumicën e 18…