Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Përmes një deklarate, Osmani ka thënë se në ditën kur NATO vendosi t’i japë fund regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit me fillimin e sulmeve ajrore, avokati bashkë me djemtë e tij u rrëmbyen nga forcat serbe dhe u ekzekutuan në mënyrë barbare.

“Ekzekutimi i avokatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte i planifikuar dhe shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria jonë nisi të dukej në horizont”, thuhet në deklaratën e presidentes.

Ajo tutje ka deklaruar se avokatin Kelmendi “do ta kujtojmë për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij!”, ka përfunduar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para…

Çështja e Asociacionit u diskutua në takimin në Bruksel, Bislimi tregon si iu përgjigj palës serbe

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar se çfarë është diskutuar rreth Asociacionit të…

Zv/sekretari i NATO-s: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në veriun e Kosovës

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana tha të shtunën se…

Kurti dhe Kovaqevski, në Mynih, flasin për marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët

Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të…

Blerje votash, arrestohen 4 persona në Kosovë

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë të…