“Serbia vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që ka nënshkruar”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar rolin e Bashkimit Evropian karshi dialogut Kosovë Serbi. Në një deklaratë për TV Klan ajo ka kërkuar që Brukseli të respektojë  parimin e barazisë së palëve.

“Është përshtypja ime si presidente e Republikës që BE akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, ku ata janë prezent në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë çdo marrëveshje”.

Ka përmendur kritikat e vazhdueshme të BE-së karshi Kosovës. E sheh të rëndësishëm rolin e SHBA-së në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi. I gjithë procesi i dialogut sipas saj do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuciç ka ndodhur në Korrik të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Personat që kanë kaluar COVID e që janë vaksinuar mund të jenë imunë gjatë gjithë jetës

Mes paralajmërimeve të shumta mbi variantet e reja të koronavirusit, dy studime…

Amnesty International: Armë serbe u përdorën nga grupet që vranë civilë në Afrikë

Ekspertët e armëve të Amnesty International kanë identifikuar armët e prodhuara nga…

Kosova dhe Shqipëria drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në…

Dy raste të reja në Kosovë, mbeten edhe 98 raste aktive

Kosova ka regjistruar sërish shifra minimale të infektimeve me Covid. Në 24…

Rrëfimi i Shaqir Fetait si para priftit pas mëkatit

Pjesëmarrja e Shaqir Fetait në Konferencën ndërkombëtare islame me Temë:”Uniteti islam”, organizuar…