Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger me të cilin u diskutuan çështje të interesit të dyanshëm, përfshirë nxitjen e investimeve austriake në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, në projekte, investime  potenciale, bujqësi.

Ajo ka falënderuar Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme historike.

Siç thuhet në komunikatë, në takim është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke përfshirë përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve sikurse edhe procesin e dialogut me Serbinë.

Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit, teksa për procesin e dialogut me Serbinë ka përsëritur qëndrimin se ai duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…