Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin Rajonal të UNOPS-it për rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore, Moin Karim.
„ Dua të shprehë kënaqësi nga puna e zyres së UNOPS-it e cila u hap vitin e kaluar, në drejtim të implementimit të fondeve të Mbretërive Norvegjeze dhe Suedeze, mbështetja bilaterale e së cilës paraqet bazë për implementimin e proektve të UNOPS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani. Ai shprehu kënaqësi edhe nga kvaliteti i ndihmës bilaterale, veçanërisht për udhëzimin e saj në mjediset multietnike, duke krijuar mëpas edhe vlerë plotësuese edhe nga aspekti i kohezionit në shoqëri, si bazë për stabilitet afatgjatë.
Osmani, shprehu mirënjohe deri te Karimi edhe për targetimin e Sekretariatit për Çështje Evropaine, si shfrytëzues në drejtim të mbështetjes të administratës në përgaditjen e saj për sfidat e ardhëshme, duke i përgaditur kapacitetet për negociata me Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se proekti „ Progresi Nordik” e cila UNOPS-i e zbaton në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me sukses do të realizoj qëllimin për mbështetjen e Qeverisë, duke forcuar kapacitetet e administratës për integrimin e vendit në BE.