Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Ajo, para mediave ndërkombëtare në takimin  mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se nëse kosovarët i marrin vizat kjo është një drejtësi e madhe për ata.

“Ne sigurisht shpresojmë, megjithatë nuk dua t’i rris pritshmëritë në këtë moment kohor. Sepse ky proces nuk është më në duart tona. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave vite më parë”.

“Ne u jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare dhe tani është koha që shtetet anëtare të mbështesin vërtet këtë proces. Sepse kjo është një drejtësi e madhe ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se e mbështesin procesin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të marrë të drejtën për kandidatë statusin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, presidentja ka theksuar se janë në përkrahje të proceseve për Moldavinë dhe Ukrainën, që sipas saj, BE-ja duhet të shoh dhe t’u jap mundësi njerëzve si kosovarët që janë në gjendje të humbin jetën e tyre për familjen evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tetovë, kapet kamioni i ardhur nga Turqia arrestohen dy emigrant nga Kabulli

Dje (18-prill) rreth orës 09:10, në SPB Tetovë, punonjësi i terminalit doganor…

Covid-19, dy viktima dhe 49 raste të reja në Maqedoni

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të…

Raketat ruse ‘zhdukin’ aeroportin e Vinnytsia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaron se raketat ruse kanë goditur dhe…

Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për krime lufte

Dy ushtarë rusë kanë pranuar fajësinë për krime lufte në gjyqin e…

Nesër merret vendimi për Tomor Morinën

Nesër do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që…