Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani, thuhet në një komunikatë për media.

Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Osmani tutje theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Takimi i Shtatëshes në SHBA, ndoshta në fund të qershorit

Këshilltari i sigurimit kombëtar amerikan, Robert O’Brien tha të dielën se takimi…

Një numër i ushtarëve turq nisen drejt Kosovës

Një numër i ushtarëve turq janë nisur drejt Kosovës. Kjo si përforcim…

Greqia vaksinë me detyrim për disa kategori

Mitsotakis: Punonjësit e shëndetësisë dhe të azileve, të parët Greqia ka vendosur…

Rrëfimi se si u vranë në gjumë anëtarët e familjes Morina në mars të vitit 1999

Pas disa muajve, la Gjermaninë e u kthye në Kosovë. Por, kur…

VIDEO/ Shperthimi i frikshëm i vullkanit dhe turistët që vrapojnë të alarmuar

Frikë në Giava, në Indonezi, nga shpërthimi i vullkanit Tangkuban, pranë qytetit…