Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për mos-lejimin e votimit të mbi 6 mijë shqiptarëve në Serbi.

Kjo sipas presidentes, është fushatë e qëllimshme  e Serbisë ndaj shqiptarëve atje.

Osmani bëri thirrje komunitetit ndërkombtarë që ta denojë këtë gjë.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.

Për ndalimin e votimit të shqiptarëve në Serbi, ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.

Ajo ka kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Tëitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, në zgjedhjet e Serbisë të drejtë vote kanë pasur 6.5 milionë votues./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vendet e rajonit mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi zënë 80% të hyrjeve…

Të shtëna në një qendër tregtare në SHBA

2 viktima dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë në…

Këshilli i Ambasadorëve shpreh keqardhje që agresioni rus ndaj Ukrainës ka marrë përmasa të tilla

Këshilli i Ambasadorëve shpreh keqardhje që agresioni rus ndaj Ukrainës ka marrë…

Zv/kryeministri dhe ministrat serbë heqin flamurin e Kosovës nga zyrat e tyre (FOTO)

Zyrtarë nga Lista serbe, kanë nisur të sfidojnë shtetin e Kosovës, edhe…

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

“Dua të them me të vërtetë të gjitha mjetet nëse duam të…