Thirrje për informimi për krijimin e një Komisioni të posaçëm të vlerësimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut publikoi sot OSBE-ODIHR, dhe kërkoi nga ata që do të paraqiten të jenë në dispozicion që nga 19 qershori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin në faqen zyrtare të OSBE-ODIHR thuhet se thirrja vjen pas ftesës për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik 2020.

Vendosja me kohë e një misioni vëzhgues është një nga kushtet e deklaruar nga partia opozitare OBRM-PDUKM për pjesëmarrje në zgjedhje.

Thirrja e sotme e OSBE-ODIHR do të thotë gjithashtu se nuk do të ketë rifillim të misionit të mëparshëm që u hap pas zgjedhjeve u thirrën për 12 prill, por që do të formohet një mision i ri.

Në thirrje kërkohen kandidatë për shtatë pozicione: kryetar i misionit, nënkryetar, analist politik, analist i zgjedhjeve, analisti i regjistrimit të votuesve, analisti ligjor dhe analisti i mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…