Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër anëtarëve të Misionit të saj Special të Monitorimit (SMM) në Ukrainë, të cilët janë ndaluar në zonat Donetsk dhe Luhansk.

“Arrestimi i anëtarëve të misionit kombëtar SMM në Donetsk dhe Luhansk është i papranueshëm dhe ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre,” tha në një deklaratë të dielën vonë, kryetari i OSBE-së, Zbigniew Rau.

OSBE njoftoi se disa nga anëtarët e stafit të saj janë ndaluar të shtunën, por nuk ka konfirmuar publikisht se kush është përgjegjës për ndalimin e tyre, megjithatë zonat e Donetskut dhe Luhanskut kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Të hënën, një zëdhënës i OSBE-së i tha CNN se “ende po punonin për të siguruar lirimin e stafit të misionit të tyre”, shkruan CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dita e 10-të e luftës, armëpushim në dy zona

Zelensky: Nuk jam larguar nga Ukraina Dita e 10 e pushtimit rus…

Asnjë shqiptar në Fondin për inovacione

Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski deklaroi se…

Çekuilibër tronditës në shpërndarjen e vaksinave, thotë OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë sërish ka kundërshtuar hendekun e krijuar në furnizimin…

Ministria e Drejtësisë planifikon të rekrutojë edhe katër prokurorë të rinj për Krimet e Luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv.sekretarin e Përgjithshëm të…

Ministria e Mbrojtjes reagon pas ndalimit të dy pjesëtarëve të FSK’së nga policia serbe

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndaljes së…