Në Qytetin Johnston në SHBA u organizua ceremonia e radhës me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s në mision paqeruajtës.

Me ftesë të Gardës Kombëtare të Iowa-së, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku i shoqëruar nga Koloneli Ilir Qeriqi, Atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Washington, DC, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare e Iowa-së në mision të përbashkët paqeruajtës (Sendoff ceremony for the 3654 Support Maintenance Company).

Siç njofton Konsullata e Kosovës në Des Moines kjo ceremoni e jashtëzakonshme u organizua nga Garda Kombëtare e Iowa-s në kampin Camp Dodge, dhe u nderua me përfaqësues të nivelit shtetërorë federal, ushtarak, si dhe përfaqësues lokal të Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds – Guvernatore e Shtetit të Iowa-s, Joni Ernst – Senatore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Iowa, Dave Allen – Veteran si dhe përfaqësues nga zyra e Senatorit Charles Grassley; Mariannette Miller-Meeks -Kongresmene amerikane nga distrikti i dytë Iowa, MG Benjamin Correll – Gjenerallejtënant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Brigade Steven Kremer – Garda Kombëtare e Iowa-s, Paula Dierenfeld – Kryetare e qytetit Johnston (qytet i binjakëzuar me Pejën), etj.

Sikurse në ceremoninë e parë, autoritete ushtarake dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowa-së ju drejtuan ushtarëve që do të shërbejnë në këtë mision.

Mesazhet u përcollën edhe nga autoritetet kosovare nëpërmes një video të dërguar nga Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai falënderoi Gardën Kombëtare për ketë bashkëpunim të shkëlqyer dhe tha se ndihet i kënaqur me të arriturat e këtij bashkëpunimi dhjetë (10) vjeçar.

“Faleminderit popullit te Iowa-s si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popullit të Kosovës. Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë gjenerali Rama. /Telegrafi/

Vedeo e plotë në:  https://www.facebook.com/watch/?v=978172582711181

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë…

Ursula von der Leyen arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë.…

24-vjeçarja nga Shqipëria arrestohet në Maqedoni!

Sot, pas mesnate, në ora 00:10 në një objekt hotelerik në hyrje…

Suedia përjashton mundësinë e mbajtjes së referendumit për anëtarësim në NATO, nëse Parlamenti i vendit vendosë për

Qeveria suedeze nuk planifikon mbajtjen e referendumit nëse parlamenti i këtij vendi…

Opozita e quan anti-kushtetues Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Opozita po konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin…