Pasi kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezve, tensionet mes Budapestit dhe disa zyrtarëve evropianë, sa po vijnë e po rriten.

Ndër ata që reaguan ndaj deklaratave të Orbanit ishte kreu i diplomacisë sllovake, Rastislav Kaçer, i cili kritikoi Orbanin në Facebook dhe i tha atij se pikëpamjet e tij ishin “moralisht të papranueshme”.

“Gjatë fundjavës, profeti i Karpateve tha se kjo nuk është lufta jonë. Është “thjesht një konflikt ushtarak midis dy shteteve sllave”. Ne duhet t’i lëmë ata të qetë, të izoluar. Në fakt, le të vrasin rusët shpejt ukrainasit. Mos të shqetësohen. Sa e neveritshme, sa patetike, sa jo e krishterë”, ka shkruar Kaçer.

Ai e përshkroi Orbanin si një aleat nga Karpatet të agresorëve rusë.

“Në një aspekt, jam dakord me të. Dërgesat e armëve në Ukrainë po zgjasin konfliktin dhe po vonojnë paqen. Furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën është Rusia. Prej një viti ata kanë sulmuar hapur Ukrainën dhe hedhin armë mbi të. Atë ditë kur rusët ndalojnë furnizimin me armë dhe paketohen për t’u nisur në shtëpi, do të ketë paqe”, ka shkruar kreu i diplomacisë sllovake.

Në fund ai tha se kishte një mesazh për të gjithë bashkëpunëtorët rusë dhe përdori një sharje në gjuhën ruse.

“Jemi pjesë e botës së zhvilluar, nuk dua që ne të punojmë si Orban. Kjo do të ishte rënia jonë. Unë kam vetëm një mesazh për bashkëpunëtorët e Putinit, dhe veçanërisht për ata në pellgun e Karpateve, për të gjithë ata që duan paqen me çmimin e shkatërrimit të Ukrainës. Pir*****”, tha kreu i diplomacisë sllovake.

Reagimi i tij u prit me një përgjigje edhe nga hungarezët, dhe në mesin e atyre që u shprehën ishte kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe bashkëthemeluesi i partisë në pushtet Fidesz, Zsolt Nemeth, i cili këshilloi ministrin sllovak të vizitonte një psikiatër.

“Më duhet të them se jam shumë i shqetësuar për shëndetin e tij mendor. Unë do ta këshilloja që të shkojë menjëherë te një psikiatër”, tha Nemeth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën…

Maqedonia e Veriut e para me kërkesat për azil në Evropë nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në…

Tragjike: Theret për vdekje boksieri 23-vjeçar shqiptar në Gjermani

Të shtunën në mëngjes punonjësit në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani…

Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për…

Publikohet një dokument i Parlamentit Evropian në të cilin BE-së i kërkohet të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë – për shkak të Rusisë

Parlamenti Evropian (PE) do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojë…