Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes gjatë uikendeve.

Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë uikendeve, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00.

Repartet prodhuese dhe fabrikat e vazhdojnë prodhimtarinë e tyre të organizuar në turne. Sipas konkluzionit të Shtabit koordinues kryesor të krizave punëtorët gjatë ndalesës së lëvizjes do të mund të shkojnë në vendet e tyre të punës vetëm me leje të veçanta për kryerje të ndërrimit ose natën.

Të gjitha ndalesat e sjella paraprake dhe kufizimet, mbesin në fuqi.

Vendimin Qeveria e solli në seancën e saj të 28-të, të mbajtur më 25 mars, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit (Kovid-19).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…